Një grup i kolonëve hebrenj, zhvilluan një bastisje në një rajon ku jetojnë palestinezët në veri të Bregu Perëndimor të pushtuar. Ata dëmtuan xhamitë dhe shtëpitë, ndërsa shpërthyen gomat e automjeteve si dhe shkruan slogane raciste.
Dëshmitarët okularë treguan se një grup i kolonëve hebrenj që kanë bastisur qytezën Yasuf të qytetit Selfi, shkruan slogane raciste në gjuhën hebreje nëpër muret e xhamive dhe shtëpive dhe shpërthyen gomat e automjeteve.
Vendbanimet palestineze që ndodhen nën okupim shpesh herë sulmohen nga kolonët hebrenj të vendosur në rajon.
Në Bregun Perëndimor të cilin Izraeli e okupoi pas luftës së vitit 1967, gjenden rreth 250 njësi të vendbanimeve hebreje. Në këto njësi jetojnë mbi 600 mijë hebrenjë.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha njësitë e vendbanimeve hebreje në tokat e pushtuara konsiderohen të paligjshme.