9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ramadani i Besës bën Çairin me Bibliotekë, këshilltarët shqiptar të LSDM-së nuk e mbështesin

Më të lexuarat

Sot në seancën e këshillit të qytetit të Shkupit në rend dite është buxheti për vitin 2019.

Këshilltari Sedat Ramadani nga radhët e Lëvizjes Besa propozon disa propozim amandamente ndër të cilat ishte edhe ai për Bibliotekën në Çair i cili miratohet nga ana e këshillit. Fatmirisisht propozimi i Ramadanit u bë pjesë e buxhetit edhe pse vlen të përmendet që i njejti nuk u mbështet nga ana e këshilltarëve shqiptar nga radhët e LSDM-së.
Ja dhe pjesë nga fjalimi i Ramadanit gjatë seancës së sotme:

“Të nderuar këtë amandament e kam propozuar me qëllim të planifikimit të mjeteve në buxhetin e vitit 2019 për projektim të një godine (objekti) të ri ashtu sikur që do duheshte të jetë një bibliotekë e qytetit ku do mund nxënësit dhe studentët të kalojë kohën për lexim dhe mësim. Ju e dini se kjo bibliotekë në të kaluarën ka qenë e vendosur në disa baraka të vjetra dhe duke dashur që atë ta vendosim në nje vend më te mire ajo ka ngelur pa adrese të vetë. Ajo për momentin është e vendosur në godinën e komunës së Çairit dhe nuk kam ndonjë informatë nëse ajo është me qera aty apo është pa ndonjë kompensim po thjesht si vullnet i mirë i kryetarit për të qëndruar aty.

 

Por sidoqoftë një bibliotekë e qytetit do duheshte të ketë një trajtim më të mirë dhe më serioz e mos të flasim për funksionalitetin që do duhet ta ketë. Mendoj se është koha e fundit që qyteti së paku të filloj me përgaditjet e ndonjë projekti që më pastaj edhe me ndërtimin e kësaj godinë që do jetë një ndihmesë e madhe edhe për nxënësit edhe për studentët përreth.
Sinqerisht unë e kam menduar se kjo është një diçka që të gjithë e ndajmë mendimin se është nevojë e patjetërsueshme dhe elementare për një pjesë të qytetit që përfshinë tre komuna dhe prandaj mendoj se me të njëjtin do ishim munduar të nisim përgaditjet edhe për realizimin konkret të projektit nëse punimet për projektim do fillonin menjëherë. E di se mjetet që I kam propozuar nuk janë të mjaftueshme për një bibliotekë me gjitha hapësiraët e nevojshme për leximore dhe libra por se ajo do mund të planifikohet edhe në më shumë faza. Komuna e Çairit ka edhe hapësira më të mira në pronësi të saj po prej këtu në bashkëpunim me qytetin e shkupit besoj se mund të gjendet një llokacion i mirëfilltë” deklaroi Ramadani.

Ështe e paqartë pse këshilltarët shqiptarë nga radhët e LSDM-së nuk mbështetën këtë propozim që u votua edhe nga një numër i këshilltarëve të shumicës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit