Noizy shkaktoi një valë të madhe urrejtje, pasi u vu në krah të kryeministrit Rama në lidhje me protestën. Kaq mjaftoi që të shpërthenin komentet fyese jo vetëm në faqen zyrtare të tij në Instagram, por edhe më tej.
Shumë u aludua për shifrat që ai mund të kishte marrë, vetëm sepse apeloi për dialog të studentëve me kryeministrin Rama. Por kështu nuk munguan edhe statuset, ku në qëndër të vëmendjes vinin kreun e Bashkisë Erion Veliaj, kjo edhe për shkak të miqësisë që kanë shfaqur të dy, e demonstruar përmes fotove.
Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google, për të kuptuar raportin e ngushtë të Noizy-t me Erion Veliaj.
Përtej gjithë aludimeve, një komentues i vë në dukje Noizy-t se ky status nuk ka ardhur për shkak të sensibilizimit të tij me studentët. Sipas komentuesit, reperi do që të marrë lejen për të bërë një hotel në Durrës, ndaj ai është kthyer në një servil, për të rregulluar muhabetin me Dakon.
Ende nuk e dimë se sa vërtetësi ka ky koment. Për këtë mbetemi në pritje të një kundërpërgjigje nga vetë reperi.