0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

I jashtëzakonshmi Pepe, e prish kontratën dhe ua paguan rrogën të gjithëve

Më të lexuarat

Merkato e janarit po afron dhe të gjitha klubet kanë filluar punën për të përforcuar skuadrat respektive. Një nga lojtarët që tërheqin më shumë janë atë drejt skadencës ose që nuk kanë kontratë. Kësaj liste i është shtuar edhe ish-ylli i Real Madrid, Pepe.
Portugezi, i cili është transferuar te Besiktas nga Madridi në 2017-ën, ka prishur kontratën me klubin turk, me të cilin ka realizuar shtatë gola në 52 ndeshje. Duke parë karrierën dhe eksperiencën që ka , ai do të ishte një përforcim i rëndësishëm për çdo skuadër. Por, edhe pse mund të merret me kosto zero, rroga e tij nuk mund të konsiderohet e ulët.

Dhe “Marca” ka zbuluar se është pikërisht kjo arsyeja pse Besiktas ka vendosur ta lërë të lirë të largohet, me klubin bardhezi që po kalon një krizë financiare. “Marca” ka zbuluar se, para se të largohej nga ekipi, Pepe ka hequr dorë nga rroga e muajit të fundit dhe ka kërkuar që ato pará të përdoreshin për të paguar stafin (veçanërisht ata që merren me kuzhinën dhe fushën).

Një zgjedhje me të vërtetë e papritur për një futbollist që ka patur gjithmonë hijen e të fortit, të ashprit. Por duket se dashuria për Besiktas ka fituar mbi gjithçka. Edhe pse rrugët e mbrojtësit dhe klubit janë ndarë, sigurisht ata nuk do ta harrojnë kurrë njëri-tjetrin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit