0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Hëngrën oriz në tempull, ndërrojnë jetë 11 persona

Më të lexuarat

11 persona kanë ndërruar jetë në një tempull në Indi, pasi konsumuan oriz. BBC shkruan se sipas policisë, në spital u shtruan rreth 70-të persona. Një zyrtar i spitalit tha për mediat lokale se ushqimi mund të ketë qenë i helmuar. Incidenti ndodhi në tempullin Maramma në Chamarajanagar në shtetin jugor të Karnataka gjatë një ceremonie.

“Na u ofrua oriz me domate. Të gjithë ata që nuk e hëngrën janë mirë. Ata që e konsumuan patën të vjella dhe dhimbje barku”, tha për gazetarët një dëshmitar në ceremoni.

Qytetarët janë tronditur nga kjo ngjarje, mes të cilëve edhe ish-Kryeministri indian Deve Goëda, i cili shkroi në rrjetet sociale: “Familjet që kanë humbur të afërmit në këtë katastrofë duhet të gjejnë forcën dhe guximin për të përballuar dhimbjen”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit