4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Të bësh “Khashoggin” person të vitit në TIME-së është guxim, por injoron marrëdhëniet e Amerikës me pushtetin

Më të lexuarat

Robert Fisk

Është gjithmonë mirë që profesioni jonë të jetë i nderuar, megjithëse dëshmorët e gjallë të gazetarisë duhet të shoqërohen nga fantazma e një tjetri kolegu. Por në momentin që mora vesh për personin e vitit të dhënë nga revista Time ishte për Jamal Khashoggi dhe “kujdestarët” e tjerë të cilët “kanë marrë rreziqe të mëdha në ndjekje të të vërtetave më të mëdha” – m’u kujtua filmi Spielberg i Urës së spiunëve.

Kur kapet avokati sovjetik, avokati mbrojtës i Rudolf Abelit (Tom Hanks) i kërkon Abelit (Mark Rylance) nëse ai është i shqetësuar, ai përgjigjet: “A do të ndihmonte kjo ndonjë gjë?”

Pyetja e duhur. A do të bënte ky rankim ndonjë ndryshim? A do të ndryshojë ndonjë gjë pse ai është në faqen e parë? Apo synonte të godiste Trumpin? Shastisja më e madhe në Shtëpinë e Bardhë ishte se “personi i vitit” në 2016 ishte Trump, pak para se të merrte detyrën. Ai tha se priste edhe një herë këtë nderim dhe në të vërtetë ai është i dyti në vitin 2018. Nëse do ta kishte ditur këtë gjë Khashoggi, vetë ai do të kthehej në varrin e tij – kurdo dhe kudo që sauditët ta bëjnë të ditur.
Po drejtësi aman! Trump po lufton një luftë kundër së vërtetës dhe ky me të vërtet është një gjest shumë fisnik për të goditur një njeri të prishur duke nderuar dikë që kundërshtoj hapur gënjeshtrat e tija, bile edhe kur vdes.

Shumë besojnë – siç unë dyshojë se pesë punonjësit e gazetës Annapolis do të ishin gjallë sot sikur Trump nuk do të na akuzonte të gjithëve neve si “armiqtë e popullit”. “Armiqtë” dhe gazetarët si Khashooggi, Maria Ressa, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oe, janë ose duhet të trajtohen si “miqtë e popullit”. Por ato në mënyrë të qartë janë konsideruar si armiqtë nga Trumpistët dhe përkrahësit e diktatorit Duterte dhe mjeshtrit ushtarak të Mjanmarit.
Natyrisht, pashë listën e emrave të revistës Time për të parë nëse Yasser Murtaja, kameraman i guximshëm palestinez që u vra nga një snajper izraelit në prill, ishte në këtë listë të nderimit. Ai u nderuar nga revista The Nation. Ashtu si Khashoggi, ai dha jetën e tij për të thënë – ose në rastin e tij, filmuar të vërtetën, protestat palestineze në kufirin e Gazës. Por ndoshta ai nuk po filmonte të vërtetën që amerikanët apo revista Time janë gati të pranojnë ose të flasin shumë për pa u bërë “kontrovers”: shtypja e popullit të Gazës.
Në fund të fundit, nëse e zhvendosni trupin e Khashoggi në fronin e dëshmorëve, e dini se kjo gjë do të fyejë Mohammed bin Salman – i akuzuar nga CIA dhe senatorë të shumtë për organizimin e zhdukjes së Jamalit – dhe ju e dini se ai mbetet një shok i ngushtë i Trumpit dhe se e gjithë kjo do ta shqetësonte atë. Ndoshta. Kjo nuk do t’i mërzisë izraelitët, sigurisht, edhe pse vetë ata janë mjaft të prirur për të qenë shokë me MbS.

Ndërsa është e mirë për të parë se armiqtë e diktatorëve janë të njohur për guximin e tyre, kjo ngre disa pyetje rreth revistës Time në vetvete. Për shumë kohë, atë përkrahën disa luftëra mjaft të tmerrshme anembanë globit. Vietnami më vjen në mendje, në vitet e hershme të konfliktit. Dhe disa presidentë dhe politikanë shumë të tmerrshëm amerikanë. Mos të harrojmë të kujtojmë se Hitlerin ata dikur e bënë njeriun e vitit të vitit 1938 – dhe Stalinin gjithashtu ata bënë dy herë njeriu i vitit, në 1939 dhe 1942 – dhe redaktorët e TIME-së nuk kanë pretenduar kurrë se personalitetet e tyre vjetore duhet të jenë të këqij ose engjëllor për t’u kualifikuar.

Tani, mendoj se ata po e bëjnë këtë. Këtë vit, redaktorët e Time kanë zgjedhur qartë “personat” e tyre, sepse i konsiderojnë ata si të guximshëm, të mirë dhe përfaqësues të një arti që duhet të jetë një profesion; gazetarë të cilët – të gjallë apo të vdekur – besojnë (ose besuan) se komentimi është i lirë, por faktet janë të shenjta dhe kush janë (ose ishin) të mallkuar për ta besuar këtë. Jo keq. Gazetarët duhet të kërkojnë llogari nga pushteti dhe nëse Time shpesh ka dështuar ta bëjë këtë, kjo nuk është arsye për të qenë përçmues në lidhje me çmimin e tyre për vitin 2018.

Por a do të ndihmojë kjo gjë? Unë nuk mendoj kështu. Marrëdhënia osmotike-parazitare e cila ekziston ende midis fuqisë dhe medias amerikane, ndërmjet ushtrisë amerikane dhe korrespondentëve të mbrojtjes, midis botës së korporatave dhe redaktorëve të biznesit amerikan është aq i fuqishëm sa kurrë më parë, thjesht se në kohë është më i matur, nën regjimin Trumpit.

Sillni një demokrat – Bernie – ose një republikan të arsyeshëm, por prapë kam frikë se gjetja e re Time-së do të humb kurajën shumë shpejtë. Nëse Obama kishte pushtet dhe Sauditët ishin akoma miqtë e Amerikanëve dhe nëse ata kanë rrëzuar armiqtë e tyre të zakonshëm dhe jo vetëm një djali i cili shkroi për Washingon Post, do tu bënim pyetjen e njëjtë: Jamal kush?/KohaIslame.com/

Përshtati: Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit