-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ndalohet ezani në xhaminë Ibrahim Al Khalil nga Izraeli

Më të lexuarat

Izraeli sionist, i cili vazhdon të shkelë lirinë e palestinezëve për adhurim, muajin e kaluar ka ndaluar 47 herë ezanin në xhaminë Ibrahim Al Khalil.

Ministri i Punëve Fetare të Palestinës, Yusuf Id’iys ka deklaruar se qeveria e Izraelit pushtues, muajin e kaluar ka ndaluar 47 herë thirrjen e ezanit në xhaminë Ibrahim Al Khalil.

Sipas Fiem, në një raport të publikuar në lidhje me këtë çështje, Id’iys është shprehur se shkeljet e të drejtë së muslimanëve për adhurim nga ana e izraelitëve kanë marrë një dimension të rrezikshëm.

Duke vënë në dukje se shkeljet e regjimit pushtues synojnë të vendosin sovranitetin e Izraelit mbi vendet e shenjta të cilat u përkasin myslimanëve, Id’iys vuri në dukje se vendet në fjalë janë vetëm fondacione islame të cilat u përkasin muslimanëve.

Id’iys u shpreh se qeveria izraelite ka ndaluar thirrjen e ezanit çdo muaj, madje edhe çdo ditë në xhaminë Ibrahim Al Khalil dhe se ata e kanë mbyllur xhaminë për muslimanët dhe e kanë hapur atë për kolonët hebrenjë.

Ministri palestinez i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të veproj në mbrojtjen e vendeve të shenjta.

Id’iys njoftoi se qeveria pushtuese ka ngritur shkallë lëvizëse për të lejuar kolonët hebrenjë të bastisin xhaminë Ibrahim al Khalil.

Burimi : Rast Haber/ ML

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit