Më shumë se 130 hebrenj fanatikë, në shoqërim të policisë izraelite kanë kryer bastisje në Mesxhidi Aksa, e cila ndodhet në pjesën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar
Më shumë se 130 hebrenj fanatikë, në shoqërim të policisë izraelite kanë kryer bastisje në Mesxhidi Aksa, e cila ndodhet në pjesën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për Shtyp e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit thuhet se mëngjesin e sotëm 135 hebrenj fanatikë, në shoqërim të policisë izraelite kanë hyrë në oborrin e Harem-i Sherifit nga porta El Megaribe në pjesën jugperëndimore të Mesxhid-i Aksasë.
Në deklaratë thuhet se hebrenjtë fanatikë, në mesin e të cilëve edhe gra e fëmijë, kanë qëndruar një kohë në oborrin e Mesxhid-i Aksasë.
Poashtu edhe dje më shumë se 150 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite kanë kryer bastisje ndaj Harem-i Sherifit.
Hyrjet e hebrenjve në Al-Aksa vijnë teksa policia izraelite ka ashpërsuar praktikat kundër palestinezëve dhe punonjësve të kompleksit të shenjtë.
Vizitat e këtilla kanë qenë shkaktarë të rritjes së tensioneve në rajon dhe përplasjeve midis palestinezëve dhe policisë izraelite.
Mesxhidi Al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibleja e parë muslimanëve.
Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.