1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Thirrjet e Nënave“, letër të hapur Mustafës dhe ambasadave ndërkombëtare

Më të lexuarat

Në prag të protestës të paralajmëruar nga opozita të mërkurën, Shoqata “Thirrjet e Nënave“, në Gjakovë i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit, Isa Mustafa dhe ambasadave ndërkombëtare.

 

Shoqata “Thirrjet e Nënave”, gjatë një konference për media bënë të ditur se do ta mbështesin çdo protestë apo iniciativë për shkarkimin e Jabllanoviqit, mirëpo pa dhunë.

 

Ato thonë se dhuna dhe gjendja e tyre shëndetësore po ua pamundëson pjesëmarrjen në protestë.

 

Mandushe Sharani, e cila gjatë luftës humbi rreth 20 familjarë, thotë se gjatë protestës së kaluar pa dashje janë shtypur nga protestuesit, madje ka pasur edhe nëna të alivanosura të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore me ç`rast janë trajtuar për ditë me radhë.

 

Siç raporton Botapress, për këto arsye kryetarja e Shoqatës, Nysrete Kumnova, thotë se kanë marrë vendim që në protestën e radhës të mos shkojnë në mënyrë të organizuar, mirëpo në mënyrë individuale secila nënë ka të drejtë t`i bashkohet protestës.

 

Shoqata ”Thirrjet Nënave” i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa që menjëherë të shkarkojë ministrin Jabllanoviq, në të kundërtën ato paralajmërojnë edhe forma tjera deri në realizimin e kësaj kërkese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit