0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Janë arrestuar 10 izraelitë për rastin “Medicus”

Më të lexuarat

Autoritetet izraelite kanë arrestuar dhjetë persona të dyshuar se kanë lidhje me trafikimin e njerëzve për heqje veshkash në klinikën “Medicus” në Prishtinë. Që të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Izraelit, në mesin e të cilëve edhe njeriu që konsiderohet si bosi i trafikimit ndërkombëtar të qenieve njerëzore, Moshe Harel. Harel kërkohej nga Interpoli prej vitit 2008, kur ishte liruar me kusht nga paraburgimi në Kosovë për t’u mbrojtur në liri.

Prokurori kanadez, Jonathan Ratel, që po e heton këtë rast me përmasa ndërkombëtare, i ka treguar të enjten trupit gjykues në rastin “Medicus” se autoritetet izraelite kanë arrestuar këta dhjetë persona të cilët në njërën apo tjetrën formë bëjnë pjesë në trafikim ndërkombëtar organesh, e krim të organizuar. Ratel ka thënë se është duke shkruar kërkesën për Tel-Avivin me të cilën do të kërkojë ekstradimin e Harelit në Kosovë për gjykim. Kjo nuk pritet të ndodhë, sepse Kushtetuta e shtetit hebre ndalon ekstradimin e shtetasve të vetë. Kësisoj ka ndodhur edhe me të kërkuarin tjetër, kirurgun turk Yosuf Somnez i njohur si Frankensteini i kohëve moderne.

Harel është arrestuar një vit pas ngritjes së aktakuzës kundër tij dhe Yusuf Ercin Sonmezit nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me rastin “Medicus”. Prokurori Jonathan Ratel, kirurgun turk, Yusuf Ercin Sonmez, e ngarkon me akuza për trafikimin me njerëz, krimin e organizuar dhe ushtrimin e paligjshëm të veprimtarisë mjekësore, ndërsa izraelitin Moshe Harel për trafikim të njerëzve dhe krim të organizuar. /koha/kohaislame

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit