-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjykata e Apelit: S’ka fakte se protestuesit kryen veprën penale – huliganizëm!

Më të lexuarat

Gjykata e Apelit ka kthyer në shkallën e parë çështjen e paraburgimit të tetë personave për të cilët ishte caktuar nga 30 ditë paraburgim për veprën penale – huliganizëm.

 
 
 

Të paraburgosurve u ishte caktuar kjo masë për pjesëmarrje në protestat e 24 janarit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kolegji vendosi me këtë rast që çështja të kthehet në rivendosje ndërsa të dyshuarit deri në marrjen e një vendimi të ri do të qëndrojnë në paraburgim, raporton KosovaPress.

Të gjithë këta persona dyshohen nga Prokuroria se secili veç e veç ka kryer veprën pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale huliganizëm.

Sipas vendimit të Apelit, gjyqtari ka dështuar të gjejë fakte se të njëjtin kanë kryer veprat penale që iu ngarkohen.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit