Aktori i mirënjohur, Fatmir Spahiu-Bufi, u ka ndalë në mbështetje pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Ai ia ka dedikuar një postim fqinjit të vet, Naser Bajraliu, që është në mesin e të arrestuarve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
“Krejt çka muj me thënë është se ai është ndër patriotët më të pastër që kam njoftë naj herë. E di që nuk është pasuru nga lufta e tij”, shkruan mes tjerash Spahiu.
“Të burgosurit e rastit të Kumanovës paskan hy në grevë. Në mesin e tyre është edhe një shok i imi i fëmijërisë nga lagjja jem në Gjilan. Krejt çka muj me thënë është se ai është ndër patriotët më të pastër që kam njoftë naj herë. E di që nuk është pasuru nga lufta e tij. Ky shok i jemi dhe ky rast në përgjithësi meriton një hetim ndërkombëtar. Institucionet tona duhet me dhënë një kontribut për këtë çështje”, ka shkruar aktori Fatmir Spahiu-Bufi.