PRISHTINË – Rruga Prishtinë-Ferizaj në afërsi të rrethit që ndan rrugën për Lipjan edhe sot ka vazhduar të mbetet e përmbytur nga reshjet e fundit, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në këtë aks nacional.
Gjithashtu edhe oborret e bizneseve që ndodhen afër kësaj rruge janë të përmbytura duke pamundësuar të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
KosovaOnline ju sjell pamje aktuale të marra sot pas orës 10 nga ky aks rrugor./KosovaOnline/