-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Informon mbi vuajtjet e muslimanëve ujgurë nga regjimi kinez, gazetari amerikan nuk përmban dot lotët (VIDEO)

Më të lexuarat

James Palmer, një gazetar i revistës amerikane Foreign Policy, nuk mund t’i mbajë lotët teksa po fliste rreth asaj se si po fshihet informacioni në lidhje me abuzimin ndaj ujgurëve muslimanë në Kinë. Ai shpjegoi se si autoritetet kineze kanë arrestuar të gjithë ata që kanë biseduar me mediat perëndimore në lidhje me shtypjen që po u bëhet muslimanëve kinezë, ujgurëve.

Të martën, Kanadaja, Gjermania dhe Franca u bënë thirrje autoriteteve kineze që të shpërbëjë kampet në të cilat aktivistët pohojnë se aty mbahen të paktën një milion ujgurë.

Autoritetet kineze në tetorin e kaluar pranuar ekzistimin e “qendrave riedukuese”, sicc i quajnë ata, gjë e cila mund të konsiderohet si një njohje indirekte të ekzistencës së këtyre kampeve.

Komisioni i OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor, në gusht i ka kërkuar Kinës që të menjëherë të lërë të lirë rreth një milion muslimanë nga rajoni Xinjiang, të cilët në mënyrë të paligjshme po mbahen në “kampet e riedukimit për politikë”.

Kina kontrollon rajonin e Turkestanit Lindor që nga viti 1949 dhe e quan atë Xinjiang. Sipas të dhënave zyrtare statistikore, rreth 30 milionë muslimanë jetojnë në këtë krahinë, nga të cilët 23 milion janë ujgurë etnikë. Megjithatë, të dhënat jozyrtare tregojnë se në krahinë ka rreth 100 milionë muslimanë, ose rreth 9.5% e popullsisë së përgjithshme të Kinës. /tesheshi.com/

https://www.facebook.com/516814292089971/videos/534423660354154/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit