Shkodran Mustafi e ka komentuar ecurinë fantastike të skuadrës së tij dhe barazimin ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e fundit.
Arsenali barazoi me rezultat 2-2 në udhëtimin e tyre te Djajtë e Kuq në Old Trafford në kuadër të javës së 15-të të Ligës Premier.
Goli i parë i ndeshjes u shënua pikërisht nga ylli me prejardhje shqiptare, Mustafi, i cili kaloi Topçinjtë me kokë në epërsi.
Megjithatë, mbrojtësi shqiptar u nda më shumë i lumtur me barazimin, pra ecurinë e skuadrës sesa golin e shënuar.
“Të kthyer në maje… dhe pastaj ata thanë: Arsenali nuk do të shkojë kurrë 20 ndeshje si i pamposhtur…”.
“Katër pikë për ne nga këto dy ndeshje të fundit të rëndësishme”.
“Ne e kemi marrë atë dhe do të vazhdojmë kështu!”, ka shkruar Mustafi në Facebook.
Ndryshe, Arsenali gjendet në pozitën e pestë në tabelën e Ligës Premier me 31 pikë, po aq sa ka Chelsea në vendin e katërt.