Sipas deklaratës së bërë nga ana e avokatëve njoftohet se Ghaith është liruar së bashku me 9 pjesëtarë të Lëvizjes Fetih.
Gjykata izraelite urdhëroi lirimin e guvernatorit të Jerusalemit, Adnan Ghaith, i cili ishte ndaluar një javë më parë.
Sipas deklaratës së bërë nga ana e avokatëve njoftohet se Ghaith është liruar së bashku me 9 pjesëtarë të Lëvizjes Fatah.
Ndërkaq gjykata izraelite ende nuk është prononcuar në lidhje me çështjen.
Policia izraelite arrestoi Ghaith, guvernatorin e Jerusalemit, të dielën, në shtëpinë e tij në lagjen Silvan, në jug të Xhamisë Al-Aksa. Kohëzgjatja e paraburgimit për Ghaith ishte zgjatur të enjten e kaluar nga ana e gjykatës izraelite, deri të dielën, më 2 dhjetor.
Guvernatori Ghaith në tetor ishte ndaluar nga ana e forcave izraelite, ishte paraqitur në gjykatë dhe u lirua pas disa ditëve.