-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ushtarët izraelitë martirizojnë një palestinez në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Burimet shëndetësore njoftojnë se 18 vjeçari Muhammed Husam Habali, i cili është plagosur në pjesën e kokës, gjatë ndërhyrjes ka ndërruar jetë në minutat e para kur është dërguar në spital

Një palestinez i plagosur në pjesën e kokës është martirizuar në një bastisje nga ushtarët izraelitë në qytetin Tulkerm të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët e rastit thuhet se ushtarët izraelitë në orët e mëngjesit kanë kryer bastisje ndaj një lagjeje në perëndim të Tulkermit. Ata kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës si dhe me plumba të vërtetë dhe plumba gome ndaj palestinezëve të cilët reaguan kundër bastisjes.

Burimet shëndetësore njoftojnë se 18 vjeçari Muhammed Husam Habali, i cili është plagosur në pjesën e kokës, gjatë ndërhyrjes ka ndërruar jetë në minutat e para kur është dërguar në spital.

I riu i martirizuar me aftësi të kufizuara mendore

Një nga aktivistët e Tulkermit Sami es-Sai për AA tha se Hebali ishte me aftësi të kufizuara mendore dhe se në momentin kur u plagos ishte në afërsi të shtëpisë së tij, në vendin ku ndodhën ngjarjet.

Lëvizja Fatah e cila ka publikuar një mesazh ngushëllimi për Habali-n, bëri thirrje për pjesëmarrje në ceremoninë e varrimit.

Ushtarët izraelitë shpesh kryejnë bastisje në qytetet palestineze me arsyetimin se zhvillojnë operacione ndaj personave në kërkim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit