-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Përmbushet premtimi i Erdoğanit, Turqia hap universitet në Sudan

Më të lexuarat

Në hapjen e Akademisë së shërbimeve mjekësore, presidenti sudanez Al-Bashir tha se ky institucion do të ketë një rol të rëndësishëm në plotësimin e nevojave shëndetësore të sudanezëve

Universiteti turk i Shkencave të Mjekësisë (UHS) në Sudan ka hapur një universitet të ri, siç kishte premtuar më parë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

UHS përmes një deklarate thekson se në ceremoninë e hapjes të Akademisë Niyala të UHS-së të shërbimeve shëndetësore, i pranishëm ishte dhe presidenti sudanez, Omar al-Bashir.

Po ashtu deklarata rikujton se presidenti Erdoğan në një fjalim në Universitetin e Khartumit në fund të vitit të kaluar premtoi se Turqia do të hapë një institucion të ri të arsimit të lartë në këtë vend afrikan.

Në hapjen e Akademisë së shërbimeve mjekësore, presidenti sudanez Al-Bashir theksoi se ky institucion do të ketë një rol të rëndësishëm në plotësimin e nevojave shëndetësore të sudanezëve.

Ai falënderoi homologun e tij turk Erdoğan dhe autoritetet e Turqisë për mbështetjen që i ofrojnë kombit të varfër afrikan.

Kreu i Qendrës së UHS-së për Afrikën, Hasan Huseyin Eker tha se detyra kryesore e Akademisë në Sudan është për të përgatitur punëtorë profesionalë shëndetësorë.

“Rritja e numrit të punëtorëve shëndetësorë me arsim të lartë do të rrisë edhe cilësinë e shërbimeve në kujdesin shëndetësor. Shkolla jonë nuk ka kurrfarë interesa të fshehura për fitimin, por ne duam të bëhemi pjesë e forcave të cilat në këtë rajon dhe më gjerë duan të përhapin mirësi dhe dashuri”, ka thënë Eker.

Drejtori i Akademisë të sapohapur UHS në Sudan, Mesut Ikiz tha se studentët sudanezë treguan interes të madh dhe se gjenerata e parë tashmë ka fituar njohuritë e nevojshme në këtë institucion.

“Studentët ndjekin një arsim cilësor. Ata mësojnë gjuhën turke, kurse mësimet në terren i ndjekin në gjuhën arabe. Njohuritë e fituara do të aplikohen në praktikë, do të lehtësojë gjetjen e punës dhe do të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë”, tha Ikiz.

Rektori i UHS-së, Cevdet Erdöl theksoi se Sudani është një zonë e dashurisë dhe se zë një vend të veçantë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet turko-afrikane.

“Turqia do të jetë gjithmonë me Sudanin vëllazëror, pa kurrfarë interesa personale dhe pavarësisht nga politikat e izolimit që zbatojnë vendet perëndimore ndaj këtij vendi afrikan. Premtimin e presidentit Erdoğan, kemi arritur ta përmbushim vetëm për një vit”, tha Erdöl.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit