-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bahçeli qorton konferencën gjermane mbi islamin

Më të lexuarat

“Konferenca e cila u mbajt me moton ‘Islami në Gjermani dhe për Gjermaninë’, është një skandal në vete, dhe një sulm i qartë dhe fyerje të besimit tonë”, tha Bahçeli

Kreu i partisë turke Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, ka kritikuar sot Konferëncën mbi Islamin që u mbajt në Gjermani javën e kaluar, duke e quajtur “një skandal”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një adresim para anëtarëve të grupit parlamentar të partisë së tij, Bahçeli kujtoi se konferenca u hap nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka thënë se Islami nuk i përket Gjermanisë.

“Konferenca e cila u mbajt me moton ‘Islami në Gjermani dhe për Gjermaninë’, është një skandal në vete, dhe një sulm i qartë dhe fyerje të besimit tonë”, tha Bahçeli.

Ai kritikoi edhe menunë e ushqimit që u servua në konferencë, më saktësisht sallamin e prodhuar nga mishi i derrit.

“Çfarë do të thotë Islami për Gjermaninë? Çfarë ka të bëjë mishi i derrit në një konferencë mbi Islamin?”, pyeti ai, për të shtuar se Islami nuk i përket asnjë vendi, por është feja e vetme para Perëndisë.

Në bazë të shifrave të qeverisë gjermane, në Gjermani jetojnë rreth 4.5 milionë muslimanë, që është rreth 5.5 për qind të popullsisë së përgjithshme të atij vendi.

Konferenca e katërt gjermane mbi Islamin u mbajt më 28 nëntor në kryeqytetin e Berlinit.

Në vitin 2006, kjo konferencë hapi dialogun e parë të institucionalizuar midis përfaqësuesve të qeverisë gjermane dhe muslimanëve që jetojnë në Gjermani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit