-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Në xhaminë e Obiliqit pajtohen dy familje pas pesë viteve në hasmëri

Më të lexuarat

Pajtohen familja Bekteshi nga Hajvalia dhe familja Halimi nga Bakshia e Obiliqit.

 

Pesë vitet e hasmërisë ishin shumë të vështira. Por, gjithçka mori fund të dielën në Xhaminë e Obiliqit.

 

Pajtesa e këtyre dy familjeve u ndërmjetësua nga dy imamët e dy fshatrave Bashkim Mehani dhe Xheladin Fazliu.

 

Djali i familjes Halimi ishte nxënës i Shkollës së Mesme Teknike në Prishtinë, ndërsa kishte vdekur pasi ishte ther me thikë nga një anëtar i familje Bekteshi, pesë vite më parë. /Klan Kosova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit