Ndjenjat anti-muslimane janë duke u rritur në Mbretërinë e Bashkuar, pikërisht pas sulmeve në Francë. Përveç ekstremistëve gjerman, edhe britanikët e ekstremit të djathtë po bashkohen kundër muslimanëve.
Një shoqatë simotër e PEGIDA-s gjermane, Liga Angleze e Mbrojtjes, është një nga organizatat fashiste të themeluara në Britani, dhe janë duke shtuar retorikën e tyre thumbuese kundër muslimanëve që jetojnë në vend.
Njëri nga liderët e grupit ka shkruar në Facebook se në protesta do të marrë koka derri, në shenjë fyerje ndaj myslimanëve.
Autoritet kanë thënë se “organizatat e tilla nuk janë të mirëpritura”, por se nuk ka kompetenca ligjore të disponueshme për të ndaluar protestat kundër msulimanëve. /mesazhi/