-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Muslimanët e Arakanit përmes rrugëve të vështira tentojnë të largohen nga Mianmari

Më të lexuarat

Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit që janë zhvendosur nga vendet e tyre që nga fillimi i sulmeve kundrejt muslimanëve në vitin 2012 në Arakan, detyrohen të jetojnë në vende që cilësohen si “kampe të përqendrimit”

 

Rreth 300 muslimanë të Arakanit në Mianmar, të cilët u përpoqën të largohen nga Arakani këtë muaj, janë arrestuar dhe janë dërguar në kampe ku po mbahen me detyrim, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale njoftuan se më 25 nëntor flota e Mianmarit ka ndaluar anijen që transportonte 93 muslimanë të Arakanit të cilët ishin larguar nga rajoni Sittwe i Arakanit.

Koloneli Sein Win nga policia rajonale Tanintharyi, ka bërë të ditur se anija e ndaluar në afërsi të brigjeve në qytetin Dawei pasi ishte nisur nga një zonë e Sittwe-s për të udhëtuar drejt Malajzisë është anija e tretë që konfiskohet këtë muaj nga autoritetet e Mianmarit.

“Nga 93 personat në anije 33 prej tyre ishin gra, ndërsa 32 fëmijë nën moshën 15 vjeç”, ka thënë Win duke vënë theksin se këta persona që janë nisur me 18 nëntor kanë paguar rreth 300 dollarë për person trafikantëve të qenieve njerëzore që t’i dërgojnë në Malajzi.

Muslimanët e Arakanit janë rikthyer në Arakan me një anije të ushtrisë, tha Win duke shtuar se autoritetet e Mianmarit i kanë bllokuar rrugën edhe një anijeje tjetër me 60 persona menjëherë pasi ajo ishte nisur nga fshati Darpine.

Win ka ndarë informacionin se Mianmari edhe me 16 nëntor ka ndalur një anije me 106 muslimanë të Arakanit në bord në afërsi të brigjeve të qytetit Yangon, ndërsa policia ka informuar se një vajzë e re e cila ishte e sëmurë ka vdekur në anije.

– “Nuk ka shpresë për një jetë më të mirë”

Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit që janë zhvendosur nga vendet e tyre që nga fillimi i sulmeve kundrejt muslimanëve në vitin 2012 në Arakan, detyrohen të jetojnë në vende që cilësohen si “kampe të përqendrimit” në kushte shumë të vështira të jetesës ku mungojnë kushtet më themelore të të drejtave të njeriut.

Maung Maung, është një qytetar i Arakanit i cili bashkë me familjen e tij është vendosur në kampin Narzi në afërsi të rajonit Sittwe pas rrënimit të shtëpisë së tyre në vitin 2012.

Në një deklaratë për AA, Maung tha se shumica e shokëve të tij kanë shkuar në Malajzi ku edhe vetë ai mendon të ndjekë të njëjtën rrugë.

Ai tha se nuk ka para të majtueshme për të gjithë familjen e tij. “Në kamp nuk kemi shpresë për një jetë më të mirë”, tha Maung.

Pasi ka bërë të ditur se vitin e kaluar nuk iu bashkua shokëve të tij për arsyen se mendoi që presioni ndërkombëtar do të sjellë disa ndryshime, Maung tha se “Nuk do të ndryshojë asgjë, duhet të bëjmë diçka për veten tonë”.

Habib Rahman poashtu nga Arakani, shkrimtari i librit “Ne të papërshkrueshmit, Një Tabu e Mianmarit”, vitin e kaluar në një deklaratë për AA ka bërë disa verësime në lidhje me masakrat e përjetuara në Mianmar.

“Mianmari burgos në mënyrë sistematike popullin e Arakanit dhe shumica e tyre mbahen për një periudhë më shumë se 5 vjeçare në kampet e grumbullimit. Në Arakan ka gjithsej 42 kampe të izoluara nga bota. Askush nuk i viziton këto. Njerëzit nuk lejohen që të shkojnë atje”, thotë Rahman.

Në ngjarjet e udhëhequra nga budistët fanatikë në vitin 2012 në Arakan janë masakruar në mënyrë makabre mijëra muslimanë, janë djegur qindra shtëpi dhe biznese. Pas ngjarjeve dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit u mbyllën në kampet brenda vendit.

Ushtria e Mianmarit dhe budistët nacionalistë duke treguar si arsyetim sulmet e njëkohshme të kryera më 25 gusht 2017 ndaj postave policore, filluan veprimet e tyre të dhunshme masive dhe se masakruan rreth 10 mijë persona.

Në sulmet e shndërruara në spastrim etnik, nga budistët fanatikë u shkatërruan më shumë se 350 fshatra ndërsa më shumë se 700 mijë muslimanë të Arakanit u detyruan që nëpërmpjet rrugëve malore, detare apo lumenjve të strehohen në Bangladeshin fqinj.

– Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Sipas OKB-së, që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri tani ka arritur në 725 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore kanë vërtetuar se qindra fshatra janë shkatërruar.

Organizatat ndërkombëtare dhe të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër muslimanëve të Arakanit e konsiderojnë “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit