2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Karvani i emigrantëve, SHBA arrin marrëveshje, mund të aplikojnë për azil nga Meksika

Më të lexuarat

Qeveria amerikane duket se ka arritur një marrëveshje me atë të Meksikës në lidhje me karvanin e emigrantëve që po marshon në këmbë, e nisur nga Hondurasi dhe El Salvadori.

Sipas marrëveshjes së re, emigrantët do të aplikojnë për azil në SHBA, për të cilën janë nisur, por që nga territori i Meksikës. Dhe përgjigjen pas shqyrtimit të kërkesës për azil do ta presin po në Meksikë.

Marrëveshja u pohua nga ministrja e brendshme e Meksikës, Olga Sançez Kordero, anëtare e administratës së presidentit të ri që do të vijë në pushtet më 1 dhjetor.

Edhe pse asgjë nuk është dakordësuar ende zyrtarisht, administrata amerikane e sheh si një arritje të madhe në lidhje me problemin në fjalë.

Ndërkohë, emigrantët e karvanit nuk e kanë pasur jetën të lehtë as në Meksikë. Në qytetin e Tihuanas ka pasur protesta të ashpra nga banorët, të cilët ishin kundër vendosjes së tyre nëpër kampe. Ata u përballën me policinë, me tabela në duar: “Nuk ju duam këtu!”

Kryetari i bashkisë së Tihuanës ka bërë thirrje për ndihmë, pas mbërritjes së 5000 emigrantëve, duke shtuar: “Nuk do të përdor paratë e popullit të Tihuanës për ata”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit