8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Turqia fiton 465 milionë $ nga eksporti i frutave në Rusi

Më të lexuarat

Eksporti i frutave dhe perimeve të freskëta turke në Rusi për periudhën janar-tetor 2018 është rritur me 18% në sasi dhe 24% në vlerë, duke kapur shifrën e 465 milionë e 677 mijë e 118 dollarëve.

Vendin e parë në eksportin e frutave dhe perimeve të freskëta me vlerë 465 milionë e 677 mijë e 118 dollarë, që janë realizuar nga Turqia në Rusi në periudhën janar-tetor, e zë pjeshka me 66 milionë e 882 mijë dollarë.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Detit të Zi Lindor (DKİB), në 10 muajt e parë të vitit Turqia ka eksportuar në Rusi 673 mijë e 222 tonë fruta dhe perime të freskëta.

Eksporti i frutave dhe perimeve të freskëta për periudhën janar-tetor 2018 është rritur me 18% në sasi dhe 24% në vlerë, duke kapur shifrën e 465 milionë e 677 mijë e 118 dollarëve.

Në renditjen e zërave të eksporteve të frutave dhe perimeve të freskëta në Rusi, pjeshka turke ka zënë vendin e parë me 72 mijë e 932 tonë. Vetëm nga eksporti i pjeshkës Turqia ka siguruar 66 milionë e 882 mijë dollarë të ardhura.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (2017) në Rusi ishin eksportuar 56 mijë e 249 tonë pjeshkë duke i sjellë vendit 54 milionë e 578 mijë e 992 dollarë të ardhura. Kështu, eksporti i pjeshkës në periudhën 10-mujore të vitit është rritur me 30 për qind në sasi dhe 23% në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit