Liga Arabe dënoi ashpër krimet e Izraelit të kryera ndaj popullit palestinez, ndërsa kërkoi mbrojtje ndërkombëtare për palestinezët.
Liga Arabe dënoi ashpër krimet e Izraelit të kryera ndaj popullit palestinez, ndërsa kërkoi mbrojtje ndërkombëtare për palestinezët.
Në komunikatën përfundimtare të publikuar pas mbledhjes së përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të mbajtur në selinë e Ligës Arabe në kryeqytetin Kajro të Egjiptit u tha se “Këshilli e Ligës Arabe dënon ashpër sulmet ndaj popullit palestinez që Izraeli i ndërmerr në mënyrë të planifikuar dhe që paraqesin krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit”.
Në mes tjerash në komunikatë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe shoqëria ndërkombëtare u kërkua mbrojte ndërkombëtare për popullin e pambrojtur civilë të Palestinës.
“Përgjegjësia për krimet e kryera në Gazë i takon qeverisë izraelite”, thuhet në komunikatë ndërsa kërkohet që përgjegjësit të gjykohen në gjykatat ndërkombëtare.
Bëhet e ditur se mbledhja u mbajt me kërkesë të udhëheqjes palestineze për shkak të sulmeve të Izraelit ndaj Gazës.
Ngjarja që tensionoi situatën në Rripin e Gazës nën rrethim, ka qenë infiltrimi i një grupi të njësive speciale të ushtrisë izraelite në Gazë.