2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Siri – Regjimi vazhdon sulmet kundër civilëve në Idlib

Më të lexuarat

Në Siri, regjimi i Beshar Esadit bashkë me grupet e huaja terroriste që e mbështesin atë vazhdojnë sulmet kundër vendbanimeve civile që ndodhen brenda “Zonës së Çtensionimit në Idlib”, pavarësisht marrëveshjes së arritur në Soçi për ruajtjen e armëpushimi

Regjimi dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani realizojnë sulme me armë të rënda ndaj vendbanimeve civile që ndodhen brenda kufijve të “Zonës së Çtensionimit në Idlib” dhe në zonën e pastruar nga armatimi i rëndë sipas marrëveshjes së Soçit.

Regjimi i Esadit dhe mbështetësit e tij natën dhe mëngjesin e të premtes kanë sulmuar me artileri fshatrat Latamne, Marekve, Ziyara dhe Sirmaniye, që ndodhen në veri të provincës Hama si dhe Malin Turkmen në Latakia.

Ende nuk ka informacione për numrin e të vdekurve apo të plagosurve nga këto sulme.

Që nga 17 shtatori, kur në qytezën Soçi të Rusisë ndërmjet Turqisë dhe Rusisë u arrit një marrëveshje për ndalimin e luftimeve në terren, nga sulmet e regjimit sirian kanë humbur jetën gjithsej 25 civilë dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.

Ndërkohë që forcat e regjimit vazhdojnë sulmet, opozitarët e armatosur në 10 tetor kanë tërhequr armatimin tyre të rëndë nga zonat e përcaktuara sipas marrëveshjes së Soçit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit