3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Policia greke plagos 4 shqiptarë, pasi i ndoqën për 1 orë

Më të lexuarat

Katër pasagjerë shqiptarë mbetën të plagosur gjatë një ndjekje që zgjati një orë nga ana e policisë greke. Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme në Janinë.

 

Mësohet se shkak ka qenë vendimi i drejtuesit të automjetit për të mos iu bindur autoriteteve policore, me të cilin po udhëtonin edhe 3 shqiptarët e tjerë.

Mjeti që kishte kaluar kufirin me Shqipërinë nuk i është bindur policisë, duke shtuar shpejtësinë, ndërsa ka bërë manovra të rrezikshme.

 

Policia greke u vu në ndjekje të mjetit për rreth 1 orë, derisa në vendin e quajtur Perama, Janinë, mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal, duke shkaktuar plagosjen e 4 pasagjerëve shqiptarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit