Politologu dhe aktivisti nga Mitrovica, Besart Peci ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me vizitën e kryetarit suprem të Vetëvendosjes, Albin Kurtit në Prizren te humanisti i njohur, Halil Kastrati.
Ai ka ironizuar me këtë vizitë, duke kërkuar që Kastrati i njohur për shtëpitë që ua blen skmanorëve kosovarë, t’ia blejë edhe Albinit një të tillë.
Ndryshe, Kurti vite më parë e kishte shitur banesën e tij në Prishtinë për të mbledhur fonde për Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Periskopi.