-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

11 gjëra që prindërit e fëmijëve të rritur duan që ju t’i dini

Më të lexuarat

Përshtati: Jeton Zenuni – Transfuzioni i gjakut

Momentin kur fëmijët të rriten dhe të largohen nga shtëpia e prindërve, ajo që do t’ju mallëngjejë më së shumti janë ato ngjarjet e vogla, në shiqim të parë të parëndësishme, si një drekë familjare ose një bisedë shoqërore se si ishte dita në shkollë sot. Shiley Emling, redaktore e Huffington Post, ka përpiluar një listë të gjërave të cilave do të duhej t’i kushtoni vëmendje, ndërsa fëmijët tuaj janë ende të vegjël.

“Nga kjo javë, jam nënë krenare e një 20-vjeçari. Gjithashtu nga kjo javë, fëmija im i madh shkon në kolegj në Amsterdam pasi përfundoi vitin e parë të studimeve në një fakultet të madh në Boston dhe vendosi se leksionet e tilla me qindra studentë të tjerë nuk ishin për të. Kur mori rrugë, fillova t’i ktheja të gjitha kujtimet që lidhen me rritjen tij, hapat e parë, fjalët e para, rënia e parë nga varka në lumin e ftohtë, dhe kohën kur ai kurrë nuk harronte t’më pyes se si ishte dita ime në punë. Ç’është e vërteta, të gjitha këto kujtime i kam pak si në mjegull. Njeriu mendon se gjithmonë do t’i kujtojë shumë mirë të gjitha momentet kyçe në jetën e fëmijës së tij, por nuk është ashtu. Çudi, mbaj mend shumë mirë këngët hyrëse nga seritë e mia të preferuara, por nuk mbaj mend ditën kur im bir mësoi të ngasë biçikletën. Nuk mbaj mend saktësisht nëse atij i pëlqente të hajë vezë. Nuk e di, nuk mbaj mend. Për shkak të gjithë kësaj, vendosa të bëj një listë të këshillave për të gjithë ata prindër, fëmijët e të cilëve janë ende të vegjël. Disa janë këshilla të mia dhe disa nga miqtë të cilët po kalojnë nëpër të njëjtën fazë dhe fëmijët e të cilëve po largohen nga shtëpia e prindërve.”

1. Shënoni gjërat e rëndësishme

Krahas regjistrimit të fjalëve të para të fëmijës suaj, shënoni edhe kohë kur ka ndodhur dhe si filloi biseda e parë për Supermenin ta zëmë. Shpesh në mënyrë obsesive regjistrojmë disa momente të rëndësishme në jetën e fëmijëve tanë sa që harrojmë të bëjmë një video të thjeshtë të darkave familjare kur anëtarët e familjes nuk bëjnë asgjë të veçantë, vetëm flasin ose qeshin. A mendoni se do të mbani mend se si është dukur dhoma e parë e fëmijës suaj? Ndoshta ju do ta mbani mend, por unë jo. Më besoni kur them se mu ato momente të zakonshme, të përditshme, janë ato momente që do të dëshironi t’i ktheni prapa kur një nga fëmijët tuaj të largohet nga shtëpia e familjes.

2. Sa më të rritur janë fëmijët, aq më të vetëdijshëm jemi për vlerën e kohës

Kur fëmijët janë të vegjël, ju keni ndjenjën se gjithmonë do të jenë të tillë. Kaloni sa më shumë kohë të lirë së bashku, e sidomos gjatë festave, sepse vetëm këto kujtime të krijuara do të mbeten të përjetshme. Momentin kur fëmijët shkojnë në kolegj dhe marrin përgjegjësi të reja, gjërat do të jenë shumë më të komplikuara.

3. Njihuni me miqtë e tyre

Inkurajoni ata që të sjellin miqtë e tyre në shtëpi. Ju do të mësoni shumë për fëmijët tuaj nëse e dini se me kë po shoqërohen. Mos i gjykoni ata për zgjedhjen e tyre dhe flisni hapur për çdo gjë në mënyrë që kur të jenë larg jush, nuk keni ndjenjën se disa gjëra kanë mbetur të padiskutuara. Le ta dinë se mund të flasin me ju për gjithçka.

4. Organizoni shpesh dreka apo darka familjare

Dhe le të kenë shoqërime të këtilla përparësi ndaj tjerave. Një tryezë e përbashkët për ngrënie është një vend ku ndani gjithçka që është e rëndësishme, në këtë mënyrë mund të nxisni të gjithë të flasin hapur dhe për gjithçka që është e rëndësishme. Le të jenë këto tubime një vend i sigurt për të biseduar për gjithçka dhe ku nuk do të ketë gjykime.

5. Në fund të çdo viti me fëmijën tuaj, regjistroni kujtimet më të rëndësishme të 12 muajve të fundit

Sapo të jenë 18 vjeç, shfletoni këto shënime së bashku dhe kujtoni gjërat që kanë ndodhur.

6. Mos i leni ngjarjet e rëndësishme të kapërcejnë lehtë

Shkoni në çdo performancë, ndeshje dhe ndarje të çmimit për fëmijët tuaj nëse mundeni. Kur fëmijët rriten një herë, juve do t’ju mungojë çdo moment që kaluat në punë, në vend se të jeni në prezent në ndonjë ngjarje me rëndësi për fëmijën tuaj.

7. Dëgjoni ata

Gjatë kohës sa ngisni makinën, dëgjoni çfarë flasin fëmijët tuaj prapa. Mos komentoni, thjesht dëgjoni. Ju do të mësoni më shumë për aktivitetet e tyre të përditshme gjatë ngasjes së automjetit, ndërkohë që ata mendojnë se nuk po i dëgjoni.

8. Mbani sekretet

Nëse fëmija juaj ju beson një sekret dhe ju thotë se askush nuk duhet ta dijë – mbajeni sekretin! Mos e nënvlerësoni besimin e tyre.

9. Kur fëmija juaj ju tregon diçka, lini celularin

Kur fëmija juaj ju tregon diçka, lini celularin, fikni kompjuterin dhe fikni televizorin. Çfarëdo që ju po shiqoni në ekran, nuk mund të jetë aq e rëndësishme sa ajo që fëmija juaj do t’ju tregojë. Email-i nuk do të ikë askund dhe gjithmonë do të mund ta lexoni atë më vonë.

10. Ndihmoni fëmijët tuaj të zbulojnë pikat e forta dhe interesimet e tyre

Ndihmoni ata të zbulojnë se në çfarë pike janë të mirë dhe ku mund ta ushtrojnë pasionin e tyre. Ndihmojini ata që të kultivojnë interesat e tyre.

11. Jini të butë – gjithmonë

Kur t’ju përqafojë fëmija juaj, mos jini kurrë të parët që tërhiqeni nga përqafimi. /Familjadheshendeti.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit