4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Aksidenti i KFOR-it në Fushë Kosovë, bëri që mbi 50 udhëtarë të humbasin fluturimin në Aeroportin “Adem Jashari”

Më të lexuarat

Magjistralja Prishtinë – Pejë rreth 3 orë ka mbetur e bllokuar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në mes të një veture të KFOR-it dhe një civile mbi urën e Hencit rreth orës 17 e 30.

E gjithë kjo solli shumë probleme për qytetarët të cilët kishin planifikuar të udhëtonin nga Aeroporti Adem Jashari.

Një udhëtar i ka thënë Telegrafit se, mbi 50 udhëtarë nuk kanë mundur të arrijnë me kohë në Aeroport, duke bërë kështu që të iu ikë fluturimi.

Udhëtarët i janë ankuar kompanisë EasyJet, pasi kishin paguar biletat për të udhëtar drejt Zvicrës.

Sipas tyre, kompania EasyJet nuk ka toleruar 5 minuta pritje që të bëhet “checkin”, duke bërë kështu që udhëtarët të mos fluturojnë për Zvicër.

Acarimet e udhëtarëve me punonjësit e kompanisë, ka bërë që të ndërhyjë policia.

“Disa minuta nuk keni pritur të bënim Check-in. Turp duhet me ju ardhë, marre nga kompania juaj”, ka thënë njëri nga udhëtarët, në bisedim me punonjësit e kompanisë EasyJet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit