-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Turqia fillon prodhimin në seri të raketave ‘cruise”

Më të lexuarat

Presidenca e Industrisë së Mbrojtjes (SSB) ka lidhur një kontratë me kompaninë ROKETSAN për Prodhimin në Seri të raketave ‘cruise’ “ATMACA”, të cilat do të integrohet në anijet kombëtare MILGEM.

Do të kalohet në prodhimin në seri të raketës “Atmaca”, e cila është zhvilluar me mundësi vendore për të rritur përfrikësimin në det.

Sipas komunikatës së Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes (SSB), ndërmjet SSB-së dhe kompanisë ROKETSAN është nënshkruar kontrata për Prodhimin në Seri në kuadër të Projektit për Furnizimin me Predha të Drejtuara Tokë-Tokë (i njohur ndryshe si projekti ATMACA).

Ceremonia e nënshkrimit u realizua në ambientet e SSB-së, ku krahas Presidentit të SSB-së, Ismail Demir morën pjesë edhe autoritete nga Forcat e Armatosura Turke, kompanitë turke të mbrojtjes si ROKETSAN dhe ASELSAN.

Projekti “Atmaca” është filluar me qëllim plotësimin e nevojave të Forcave Detare për raketa “cruise” nga anija në anije, të cilat do të jenë të përshtatshme për t’u integruar në platformat MILGEM.

Sipas marrëveshjes së arritur kompania ROKETSAN do të bëjë prodhimin në seri, kurse sistemi i kontrollit të zjarrit bashkë me pajisjet e nevojshme dhe materialet ndihmëse do të prodhohen nga kompania ASELSAN.

Sistemet që do të prodhohen do të integrohen në Platformën MILGEM të kategorisë “İ”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit