-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Myftiu i Moskës: Liria e shprehjes është shndërruar në një armë kundër islamit

Më të lexuarat

Albir Kerganov, myftiu i Moskës dhe i zonës qendrore të Rusisë, ka deklaruar se liria e shprehjes aktualisht është shndërruar në një armë që po përdoret nga perëndimi kundër botës islame dhe myslimanëve.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Albir Kerganov të shtunën në një intervistë me kanalin televiziv shtetëror Rusia1, tha se disa shteteve perëndimore po bëjnë përpjekje që ta shfrytëzojnë lirinë e shprehjes për realizimin e qëllimeve të tyre politike dhe gjeopolitike. Ai shtoi se Amerika dhe aleatet e saj perëndimorë si Franca dhe Anglia për bëjnë përpjekje për të çuar përpara projektin e islamofobisë. Myftiu i Moskës gjithashtu ka theksuar se sulmet e fundit terroriste në Francë kanë treguar se perëndimi në disa raste në mënyrë artificiale po krijon tensione kundër myslimanëve për të akuzuar myslimanët për zhvillimin e terrorizmit. Mirëpo duhet kuptuar fakti se myslimanët më shumë se të tjerët kanë pësuar dëme nga terrorizmi dhe qindra mijëra civilë të vendeve islame si në Afganistan, Irak dhe Siri janë bërë viktimë e veprimeve terroriste./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit