-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Miliarderi Sulejman Raxhihu, për shkak të një riali, mësuesit tij i dhuroi vilë, automobil dhe pagë për tërë jetën

Më të lexuarat

“Isha i varfër deri në atë masë, sa që nuk mund të merrja pjesë në një ekskursion shkollor, ku për pjesëmarrje më nevojitej vetëm edhe një rial (25 cent). Më kot qaja dhe kërkoja ndihmë nga familja ime, por as ata nuk e kishin atë rial. Vetëm një ditë para shkuarjes në ekskursion, gjatë një ore (mësimore) e dhashë përgjigjen e saktë për një pyetje të shtruar.

Mësuesi im, për atë përgjigje më shpërbleu me një rial, me duartrokitje të nxënësve tjerë. Kur e mora rialin unë nuk mendova për asgjë, por menjëherë nxitova për ta bërë pagesën e pjesëmarrjes në ekskursion. Kisha gëzim të pa përshkruar plot një muaj.

Pasi u rrita dhe e fillova jetën, falë nafakës së Allahut mësova se çka do të thotë puna për të mirë (hajr).

Gjithnjë e më shpesh më kujtohej mësuesi im Palestinez. Kështu fillova ta pyes veten, nëse ai atë rial ma dha si sadakë, apo ma dha vërtetë si shpërblim për përgjigjen e saktë.

Unë nuk gjeta përgjigje për këtë pyetje, por pastaj thashë me vete: “Nga cilado arsye të ma ketë dhënë atë rial mësuesi në atë kohë, megjithatë, ai ma zgjidhi problemin tim të madh, pa e hetuar as unë as dikush tjetër përveç meje.”

Ajo ngjarje më nxiti që të shkoj në shkollë dhe të kërkoj informacion për mësuesin Palestinez. Kur i rashë në gjurmë, e caktova një takim me të, që të marr vesh se si jeton ai tani.
E gjeta në një situatë të vështirë, pa punë, po përgatitej të largohej nga shteti. Pasi iu prezantova, i thashë:

“O mësuesi im i mrekullueshëm, unë ju kam juve një borxh të madh tash disa vite. A ju kujtohet nxënësi të cilit ia dhatë një rial për përgjigjen e saktë në pyetjen e shtruar?”

Mësuesi u mendua pak, pastaj buzëqeshi dhe tha: “Po, po, a ti më ke kërkuar mua që të ma kthesh atë rial?”

Unë u përgjigja: “Po.”

Pas një bisede të këndshme e mora mësuesin , u vozitem me automobil dhe shkuam te një vilë e bukur, aty dolëm nga automobili dhe hymë brenda.

Unë i thashë: “O mësuesi im i mrekullueshëm, ja, kjo (vila) është kthimi im i borxhit që ta kam pasur ty, edhe automobili me të cilin erdhëm, pastaj së bashku me të gjitha këto, do të marrësh edhe pagë mujore të cilën sa e cakton ti gjatë gjithë jetës tënde. Edhe djalin tënd do ta punësojmë në kompaninë tonë.”

Mësuesi, tepër i befasuar, tha: “Por, kjo është tepër shumë.”

Sulejman Raxhihu, ia ktheu: “Më beso, gëzimi im atëherë për atë rialin tënd ishte shumë më i madh se sa sot kur i realizoj dhjetë vila të këtilla. Unë ende nuk e kam harruar atë gëzim dhe hare.”

 

Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit