-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Austria i bën thirrje BE-së që të ndalë eksportet e armëve në Arabinë Saudite

Më të lexuarat

Austria u ka bërë thirrje të premten shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për të ndalur eksportet e armëve në Arabinë Saudite, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi…

Austria u ka bërë thirrje të premten shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për të ndalur eksportet e armëve në Arabinë Saudite, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, vendi i së cilës mban presidencën e radhës së BE-së, deklaroi se vrasja e Khashoggit në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll është një “shkelje e paprecedentë e ligjit”.

Ajo akuzoi Arabinë Saudite për shkelje masive të së drejtave të njeriut në vend dhe për politikat e saj të diskutueshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Sidomos lufta e tmerrshme në Jemen dhe kriza e Katarit duhet të jenë arsye të mjaftueshme për shtetet anëtare të BE-së që të miratojnë një qëndrim të përbashkët ndaj Arabisë Saudite”, tha shefja e diplomacisë austriake për të përditshmen gjermane “Die Welt”.

“Nëse ne të gjithë, i gjithë Bashkimi Evropian, do të ndalim furnizimet e armëve në Arabinë Saudite, kjo mund të kontribuojë në përfundimin e këtyre konflikteve”, shtoi Kneissl.

Më se dy javë pas zhdukjes së analistit saudit të ditores amerikane “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, pasi kishte hyrë më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për të kryer procedurat e celebrimit me të fejuarën e tij, Riadi zyrtar njoftoi të shtunën e 20 tetorit se gazetari “kishte vdekur për shkak të një përleshjeje në objektin e Konsullatës”.

Vetëm një ditë më pas, ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel el-Jubeir, pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda Konsullatës, por këmbënguli që trashëgimtari i parë i kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, nuk kishte dijeni mbi një komplot për vrasjen e gazetarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit