-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Patëllxhani dhe gruaja

Më të lexuarat

Shejh Ali Tantavi shkruan në kujtimet e tij:

Në Damask ndodhet një xhami e madhe e quajtur “Xhamia et Teube” (Xhamia e Pendimit), e cila është një xhami e bukur e begatë dhe çlodhëse.

Xhamia është quajtur me atë emër pasi më parë kishte shërbyer si han, në të cilin kryheshin gjynahe të ndryshme. Njëri nga mbretërit në shekullin e shtatë hixhri e bleu, e shembi dhe në vend të saj ndërtoi një xhami. Përreth shtatëdhjetë vjet aty shërbeu një shejh i ditur dhe me vepra, të cilin e quanin shejh Selim al-Sujuti. Banorët e lagjes besonin tek ai dhe mbështeteshin tek ai në çështjet e fesë dhe të kësaj bote. Shejhu kishte një nxënës të cilin e merrnin shembull, për varfërinë dhe krenarinë e tij në të njëjtën kohë. Djaloshi jetonte në dhomën e xhamisë. Kaluan dy ditë dhe ai nuk kishte ngrënë gjë. Nuk kishte ç’të hante dhe as me se të blinte gjë. Në ditën e tretë u ndje si në prag të vdekjes dhe mendojë për atë që mund të bënte. Veten e konsideroi në një situatë të detyruar për të bërë diçka jashtë një situate normale, në një situatë ku lejohet ngrënia e ngordhësirës ose e gjësë së vjedhur, derisa të kalojë ajo gjendje rreziku për jetën. Vendosi që të vidhte sa për të mbajtur veten gjallë.

Shejh Tantavi thotë se kjo histori është e vërtetë. Unë i njoh personat dhe detajet e historisë. Unë thjesht do tregoj ç’ndodhi dhe nuk do ta gjykoj veprimin e tij, i mirë a i keq, i lejuar apo i ndaluar.

Xhamia ndodhej në një nga lagjet e qytetit. Shtëpitë ishin shumë afër njëra- tjetrës dhe ballkonet ishin gati të ngjitura. Çdo kush mund të kalonte nga fillimi në fund të lagjes përmes ballkoneve. U ngjit në çatinë e xhamisë dhe nga aty kaloi në shtëpinë ngjitur. Aty pa disa gra, uli shikimin dhe u largua. Shkoi dhe në një vend pa një shtëpi bosh, ndjeu aromën e ushqimit. Ndjeu sikur aroma e ushqimit ishte si magnet për urinë e tij. Shtëpia përbëhej vetëm nga një kat. Me dy hapa nga soleta u hodh në ballkon. Kështu u gjend brenda në shtëpi. Nxitoi për në kuzhinë. Hapi kapakun e tenxheres dhe e gjeti me patëllxhane të mbushur. Mori njërën. Nga uria e madhe nuk mori fare parasysh nxehtësinë e saj. E kafshoi njëherë, por gati nuk po mundte të përtypte derisa iu rikthye mendja dhe besimi dhe sakaq me vete tha: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut, unë jam një nxënës dije, qëndroj në një xhami, si të sulmoj shtëpi dhe të vjedh prej tyre!” Ju duk e rëndë ta bënte një gjë të tillë. U pendua dhe kërkoi falje. Patëllxhanin e vendosi në vendin e vet dhe u kthye andej nga kishte ardhur. Zbriti në xhami dhe u ul në rrethin e mësimit të shejhut. Nga uria e madhe nuk arrinte të mendonte asgjë rreth asaj që dëgjonte. Kur mbaroi mësimi dhe njerëzit u larguan vjen një grua e mbuluar. Asokohe nuk kishte gra të pambuluara. I tha disa fjalë shejhut të cilat nuk dëgjoheshin. Shejhu pa përreth dhe nuk pa njëri tjetër përveç tij. E thirri dhe i tha: “A je i martuar?” Ai i tha jo. A do të martohesh? Heshti. Shejhu i tha përsëri: “Thuaj a do të martohesh?  Zotëria im, unë nuk kam me ç’të blej një kulaç, pse të martohem?

Shejhu tha: “Kjo grua më tregoi se bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë dhe se ajo është e huaj. Në këtë vend dhe as në ndonjë vend tjetër nuk ka njeri veç një xhaxhai të varfër, të cilin e ka marrë me vete dhe me dorë i tregoi vendin ku ishte ulur. Ajo ka trashëguar shtëpinë e bashkëshortit dhe një pension prej tij. Ajo dëshiron të gjejë një burrë të martohet me të, sipas Ligjit të Allahut dhe Traditës Profetike që të mos mbetet e vetme, e të mos ia hedhin sytë njerëzit e këqinj. A dëshiron të martohesh me të? I tha: Po. Shejhu e pyeti: A e pranoni për bashkëshort? Tha: Po.

Thirri xhaxhanë e saj, dy dëshmitarë, lidhi akt-martesën, pagoi prikën në vend të nxënësit të tij dhe i tha djaloshit, merrja dorën dhe të dy u drejtun për nga shtëpia. Kur u fut në shtëpi, i tregoi fytyrën. Djali shikoi para vetes një grua të bukur dhe plot gjallëri. Shikon shtëpinë dhe ajo ishte e njëjta tek e cila ishte futur më parë. Ajo e pyeti nëse dëshironte të hante dhe ai iu përgjigj se po.

Gruaja zbuloi kapakun e tenxheres dhe brenda saj pa patëllxhanen e kafshuar dhe tha: “Habitem kush mund të jetë futur në shtëpi dhe të ketë ngrënë patëllxhanin!” Burri filloi të qajë dhe i tregoi ç’kishte ndodhur. Pastaj gruaja i tha: “Ja kjo është edhe fruti i amanetit. Ngurrove të hash një patëllxhan haram dhe Allahu të dha shtëpinë dhe zonjën e saj hallall.

fc84re055-02_xlg

“Kush lë diçka për Allahun, Allahu do t’ja kompesojë me diçka më të mirë.”

O Allah, na e bëj që hallalli të na mjaftojë nga harami, na jep nga mirësitë tuaja dhe nga askush tjetër, dhe na furnizo nga nuk e mendojmë!

Nderoni ata që i doni me fjalë të bukura dhe veprat tuaj të jenë edhe më të bukura!

Shpirtrat tanë janë krijuar për një kohë dhe ato do të largohen.

Buzëqeshni dhe harrojeni urine, jeni në dynja dhe jo në Xhenet.

Mbase e sotmja do të jetë e bukur, mbase të gjitha ditët tona do të jenë të bukura!

Një i urtë u pyet për pastrimin. Ai tha: “Laj zemrën para trupit, gjuhën para duarve dhe ki mendim të mirë për të tjerët! Nuk është detyrë e jotja të kënaqësh të gjithë njerëzit, por duhet që tit ë mos lëndosh askënd!

O Zot, dërgoi paqe dhe shpëtim më të mirit Profetit Emin (Besnik)!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit