Ambasada e SHBA’së në Prishtinë informon qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm në lidhje me protesta që do të mbahen të shtunën në Prishtinë dhe qytetet tjera kosovare.
“Demonstratat që kanë për qëllim të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontuese dhe të përshkallëzohen në dhunë. Ju duhet të shmangeni zonat e demonstrimeve, dhe të keni kujdes nëse ndodheni në afërsi të ndonjë tubimi, proteste”, thuhet në njoftimin e ambasadës për qytetarët amerikanë.