-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdoan: Shkollat e Gulen-it jashtë vendit do të zëvendësohen

Më të lexuarat

Ministria e Arsimit e Turqisë është duke punuar rreth një programi për të zëvendësuar shkollat e organizuara dhe drejtuara nga lëvizja “Gulen” jashtë vendit, tha Presidenti Erdoan në Etiopi.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Etiopisë, Hailemariam Desalegn. “Në vendet që viziton Kryeministri ynë, ministrat, tanë dhe personalisht vetë do t’ju flas udhëheqësve të vendeve që vizitojmë në lidhje me pozicionet e lëvizjes së drejtuar nga Gulen, institucionet që kjo lëvizje ka, ato duhet të mbyllen dhe zëvendësohen, ndërsa ministria jonë e Arsimit do të sigurojë të njëjtin shërbim “, tha presidenti Erdoan.

Ai tha se Ministria turke e Arsimit është duke punuar rreth këtij plani dhe do ta përfundojë atë së shpejti. “Ministria është duke punuar së bashku me Asamblenë e Përgjithshme të Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK), e cila është e lidhur me Ministrinë e Ekonomisë” ka pohuar presidenti turk.

Erdoan tha se strukturat e “shtetit paralel” janë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë. Lëvizja Gulen e drejtuar nga kleriku Fethullah Gulen me qëndrim në SHBA, është i akuzuar për përpjekje për të përmbysur qeverinë turke, me anë të strukturave paralele në institucionet shtetërore. “Shteti paralel” i referohet lëvizjes Gulen, që është i akuzuar për infiltrimin e anëtarëve të saj në institucionet kyçe, duke përfshirë policisë, gjyqësorin dhe institucione të tjera brenda Turqisë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit