3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Lul Berisha “i arratiset” policisë, blindohet Saranda në kërkim të Klement Balilit

Më të lexuarat

Teksa në Durrës vijon operacioni për arrestimin e anëtarëve të bandës së heroinës së Shijakut, ku u arrestuan vëllezërit Avdyli, mësohet se pjesë e kësaj dosje është edhe një urdhër arresti për Lul Berishën.

Policia e Shtetit ka shkuar në banesën e tij për ta arrestuar, por nuk e ka gjetur pasi është arratisur, ndërsa dyshohet se ka pasur dekonspirim të operacionit.

Ndërkohë FNSH ka rrethuar rethuar Sarandën në një operacion për arrestimin e Klement Balilit. Janë ushtruar kontrolle në banesat e familjarëve të tij. Kontrolle janë kryer dhe në fshatin Stjar, ku janë shoqëruar disa persona.

Kontrolle nga policia janë kryer në Durrës, Shijak, Sarandë, Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.

Gazetarja jonë Keti Banushi raporton: “Policia ka ndërmarrë një operacion në disa qytete të vendit.

Epiqendra ka qenë Shijaku dhe Durrësi ku kemi 5 të arrestuar ndërkohë që vijon operacioni dhe në qytete të tjera si Saranda ku dyshohet se fshihet i shumëkërkuari Klement Balili, ndërkohë që dosja e tij është duke përfunduar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Klement Balili përmes avokatëve të tij ka konfirmuar se do të dorëzohet në momentin që dosja të shkojë në gjykatë por policia po e kërkon Klement Balilin.

Ka pasur informacione që Klement Balili fshihej në një zonë të Sarandës. Forcat operacionale janë nisur drejt asaj zone por mësojmë se ky operacion nuk ka qenë i suksesshëm si 5 operacion e të tjera që nuk e kanë arrestuar.

Zhvillime pati në orët e mesditës me arrestimine ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko që u pasua me arrestimin e ish-deputetit Arben Ndoka dhe vëllait të tij.

Me këto operacione, policia ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Operacionet vijojnë ende. Flitet se ka edhe emra të tjerë zyrtarësh, zyrtarë të lartë që mund të arrestohen.

E kemi informacion me burime se ka një urdhër arresti për Lulzim Berishën por nuk kemi konfirmim zyrtar.Dyshohet që është pjesë e një dosje ku janë të përfshirë për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve, policia ka shkuar për të ekzekutuar një urdhërarresti për Lulzim Berishën por nuk e ka gjetur në banesë. Atij nuk i lejohet të largohet jashtë Shqipërisë, sakohë është në lirim me kusht”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit