-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Stamboll – Ekspozohet për herë të parë makina elektrike turke

Më të lexuarat

Makina kombëtare turke mund të përshkojë 400 km rrugë pasi ngarkohet me elektrik për 1 orë në stacionet e posaçme të karikimit…

 

Makina elektrike e parë e Turqisë u ekspozua të enjten në Stamboll.

Automobili elektrik i parë i prodhuar në Turqi, i cili u ekspozua në premierën e organizuar në Panairin 3. të Kërkim-Zhvillimit dhe Inovacionit, në Sallën e Kongreseve “Lutfi Kirdar” të Stambollit, mori pëlqimin e të gjitha autoriteteve dhe të pranishmëve.

“Dizajni i brendshëm dhe i jashtëm, dizajni mekanik, e gjithë shasija dhe karroceria, i tërë motori, moduli i drejtimit të motorit, pajisjet elektronike, të gjitha njësitë e kontrollit dhe softuerët janë prodhim vendor, janë që të tëra kombëtare, janë tonat”, ka deklaruar prodhuesi i makinës, dr. Gursel Guzel, sipas gazetës turke “Hurriyet”.

Në fazën 5-vjeçare të kërkim-zhvillimit (r&d) për këtë makinë elektrike, e cila pritet të dalë në shitje brenda një kohe të shkurtër, janë shpenzuar 6,5 milionë dollarë.

Makina kombëtare turke mund të përshkojë 400 km rrugë pasi ngarkohet me elektrik për 1 orë në stacionet e posaçme të karikimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit