Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite hynë mëngjesin e sotëm në vendbanimin al-Hashimiyyah në qytetin al-Birah, ku dhe shembën ndërtesën katërkatëshe
Forcat izraelite në Bregun Perëndimor kanë shembur një ndërtesë, pronë e një palestinezi, nën pretekstin se është ndërtuar pa leje, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite hynë mëngjesin e sotëm në vendbanimin al-Hashimiyyah në qytetin al-Birah, ku dhe shembën ndërtesën katërkatëshe, pronë e palestinezit Hamas Mutriye.
Objekti i ndërtuar disa vite më parë ka qëndruar i zbrazur.
Kohë më parë izraelitët i kishin dërguar Mutriye një njoftim se do të shembin ndërtesën, me pretekstin se është ndërtuar pa leje në zonën C.
Sipas Marrëveshjes së Oslos nga viti 1995, Bregu Perëndimor është i ndarë në tri zona kryesore: A, B, dhe C.
Izraeli nuk lejon palestinezët të bëjnë ndërtime në zonën C.