Një burrë gjatë një vizite tek piramidat, pranë Mumjes së Faraonit dëgjoi një njeri duke thënë:
O Faraon prej teje mësova 10 mësime:
E para:
Prej teje mësova se caktimi i Allahut do të ndodhë pa dyshim, sakrifikove mijëra foshnje që të mos vinte Musai, por kur ai erdhi, ti e edukove atë në shtëpinë tënde!
E dyta:
Prej teje mësova se zemrat janë në dorën e Allahut, kur e privove Musain nga zemra e nënës së tij, Allahu i shoqëroi atij zemrën e bashkëshortes tënde. Deshte ta privoje atë nga nëna e tij dhe Allahu i dha nënë tjetër.
E treta:
Prej teje mësova se askush nuk mund ta humbë apo devijojë ndokënd. Në kështjellën ku jetoje dhe thoje “unë jam Zoti juaj i lartë”, Asija (gruaja jote) në dhomën ngjitur thoshte: I Madhëruar je Ti, o Allahu im i Madhërishëm”
E katërta:
Prej teje mësova se shtëpia mbart sekrete pasi mund të jetojë një burrë dhe një grua nën një çati dhe të jenë të huaj (me njëri-tjetrin). Ajo që bashkon ndërmjet dy bashkshortëve është zemra dhe jo çatia.
E pesta:
Prej teje mësova se edhe një ushtri nuk mjafton për të kthyer dhe mposhtur një njeri nga besimi i tij, as magjia dhe as luksi.
E gjashta:
Prej teje mësova se gjaku nuk bëhet ujë dhe se motra e vogël e ktheu vëllain e saj në gjirin e familjes duke thënë “a tju tregoj juve”.
E shtata:
Prej teje mësova se robërit i krijojnë vetë xhelatët e tyre me duart e veta.
E teta:
Prej teje mësova se nëse Allahu dëshiron ta ndihmojë një njeri, e ndihmon atë me një shkop që më parë shërbente për mbështetje dhe ruajtje delesh, e nëse dëshiron ta humbë një njeri, e mund atë mu në mesin e ushtrisë së tij.
E nënta:
Prej teje mësova se çdo gjë që është në Tokë janë shkaqe për njerëzit që shkojnë për njerëzit dhe jo për Allahun. Lumi që supozohej të mbyste fëmijët, u kthye në shpëtim të foshnjes që kërkoje ti. Deti që nuk kalohej me anije, e kaloi populli në këmbë !
E dhjeta:
Prej teje mësova se çdo gjë në Tokë është ushtar prej ushtarëve të Allahut dhe Ai zgjedh armën e luftimit. Kur ti erdhe me ushtrinë, ishte e lehtë për Allahun të të sillte një ushtri, por si nënçmim ndaj teje të mbyti me atë që e ka bërë shkak jete pë çdo gjë (ujin).