Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet të enjten për të diskutuar procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.
Mbledhja e Kryesisë që do të përcaktojë dhe qëndrimin e mazhorancës në lidhje me kreun e ri të shtetit do të zhvillohet sot në orën 19:00.
Kryeministri dhe kryetari i PD-së Berisha ka deklaruar se kandidati për postin e presidentit do të dalë pas diskutimit që do të behet në mbledhjen e kryesisë së PD-së dhe diskutimit me aleatët e tij, njofton Noa.
Pritet që pas takimit me anëtarët e Kryesisë, kryeministri Berisha nis dhe negociatat me aleatët e mazhorancës dhe forcat e tjera politike për të diskutuar mbi kandidatët konsensual. /Telegrafi/kohaislame