18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Khabib zbulon se ka ofertë nga WWE, i dërgon mesazh gjigantit Brock Lesnar

Më të lexuarat

Imagjinojeni, kampioni i peshave të lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov, në një përleshje me Brock Lesnar, do të ishte përballja më e madhe në histori të WWE.

Ditë më parë ishte diçka e paimagjinueshme, por tani mund të bëhet realitet.

Rusi nëpërmjet Twitterit ka njoftuar se Vince Mahon dhe kompania e tij multi-miliardëshe i kanë bërë atij ofertë.

“WWE më kërkoi t’iu bashkohem. Çfarë mendoni?”, ka shkruar Khabib, duke bashkangjitur dhe ‘hashtags’ se do ta shkatërrojë Lesnarin në garën e përleshjeve të rreme.

Do ishte interesante të shikojmë një sportist të vërtetë në WWE, duke e ditur se kjo garë nuk ka përleshje të vërteta ashtu si në UFC, pasi qëllimi i saj është spektakli.

Duhet shtuar se Lesnar është edhe pjesë e UFC-së, por e kategorisë së peshave të rënda, në tetë ndeshje ai ka regjistruar pesë fitore dhe tri humbje.

E ardhmja e Khabib në UFC është e pasigurt pas përleshjes masive me skuadrën e Conor McGregor pasi rusi ka kërcënuar me largim nëse organizatorët e suspendojnë shokun e tij, Zubaira Tukhugov.

Vlen të theksohet se Khabib ende nuk ka marrë çekun prej dy milionë dollarësh pas triumfit ndaj irlandezit në UFC 229.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit