9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kina konfirmon arrestimin e kreut të INTERPOL

Më të lexuarat

Kina ka konfirmuar se ka arrestuar kreun e Interpol-it, Meng Hongwei, raporton BBC.

Pekini tha se ai ishte nën hetim nga organi anti-korrupsion i vendit për shkelje të ligjit.

Meng, i cili gjithashtu është edhe zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë, u raportua i zhdukur pas udhëtimit nga qyteti i Lyonit në Francë, ku është vendosur Interpol, në Kinë.

Familja e tij nuk kishte dëgjuar prej tij që kur u largua nga selia e Interpol-it më 25 shtator.

Më parë, gruaja e tij, Grace Meng, u tha gazetarëve se mendonte se ai ishte në rrezik.

Të shtunën, agjencia ndërkombëtare e policisë i kërkoi Kinës që të sqaronte statusin e zotit Meng duke thënë se ishin të shqetësuar për presidentin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit