-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çavushoglu: NATO dhe BE të mos tërhiqen nga Maqedonia për shkak të referendumit

Më të lexuarat

NATO dhe BE nuk duhet të heqin dorë nga Maqedonia për shkak të rezultatit nga referendumi, por të vazhdojë mbështetjen dhe bashkëpunimin, deklaroi ministri turk për Punë të Jashtme, Mevlut Çavushogullu.

“Ne me kujdes i ndjekim ndodhitë. Në fund të fundit ky është vendim i qytetarëve të Maqedonisë dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Nga ana tjetër, as NATO, as BE nuk duhet të tërhiqen nga mbështetja dhe bashkëpunimi me Maqedoninë për shkakë të referendumit dhe rezultateve të saj. Për më tepër, Maqedonia ishte ftuar që të jetë anëtare e NATO-s në Samitin e fundit me një vendim të përbashkët nga të gjithë aleatët”, tha Çavushoglu, në një konferencë të përbashkët në Ankara me Ministrin e Jashtëm Holandez, Stef Blok.

Shefi i diplomacisë turke tha se bisedimet për anëtarësim në NATO me Maqedoninë duhet të vazhdojnë, ndërsa BE duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje Ballkanit Perëndimor.

Turqia, tha Çavushoglu, e mbështet përparimin, paqen dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit, si dhe integrimin e tyre në NATO dhe BE.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit