-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Crane: T’i rikthehemi urtësisë osmane për një model turk nga Atlantiku deri në Kinë

Më të lexuarat

Robert Dickson Crane, këshilltar i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Nixon, sugjeroi të mërkurën një rikthim në urtësinë e Shtetit Osman për zhvillimin e një modeli turk nga Atlantiku deri në Kinë…

 

Robert Dickson Crane, këshilltar i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Nixon, sugjeroi të mërkurën një rikthim në urtësinë e Shtetit Osman për zhvillimin e një modeli turk nga Atlantiku deri në Kinë.

Crane mbajti një fjalim në sesionin me temë “Një botë mes rendit dhe kaosit: 100 vite pas Luftës I Botërore”, në kuadër të Forumit të TRT World që organizohet në Stamboll nga Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) me moton “Të përfytyrosh paqen dhe sigurinë në një botë të fragmentuar”.

Këshilltari i ish-presidentit Nixon u ndal veçanërisht mbi drejtësinë. Pasi tha se ka bërë studime mbi të gjitha qytetërimet, ai tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e drejtësisë në Islam dhe potencoi se kjo përbën esencën e ardhmërisë së të gjithë botës.

 

Qytetërimet, njerëzit ngrihen kur u bëjnë ballë vështirësive. Dhe kur e braktisin këtë luftë, qytetërimet shemben. Ky është shkaku që ka terrorizëm. Turqia ka një përgjegjësi shumë të rëndësishme këtu. Po të shikojmë të ardhmen afatgjatë, ne duhet të mendojmë se çfarë lidershipi mund të nxjerrim në dritë. SHBA-ja po përpiqet të udhëheqë, por s’po ia arrin dot”, vlerësoi Crane duke vënë theksin mbi rëndësinë e lidershipit.

Në vazhdim ai sqaroi se janë të shumta arsyet që e bëjnë Shtetin Osman një model për të gjithë botën.

“Ekzistenca e popujve nuk është në ligjin ndërkombëtar që prej vitit 1648. Por ishte në Shtetin Osman. Njerëzit janë autonomë në thelb. Nuk e ndjenin të kërcënuar identitetin e tyre. SHBA-ja po kërcënon identitetin e të gjithë njerëzve në botë. Ne evropianët krijuam shtetet artificiale. Tentuam të formojmë komb, por kjo nënkupton asgjësimin e kombeve ekzistuese. Tani duhet t’i kthehemi urtësisë së Shtetit Osman. Vetëm kështu mund të udhëhiqet. Në këtë mënyrë mund të bëhet, duke zhvilluar një model turk nga Atlantiku deri në Kinë”, deklaroi këshilltari amerikan.

Crane vuri në pah se Turqia ishte një prej fuqive kryesore dhe se turqit ishin model prej shekujsh në Evropë.

“Turqia mund të bëhet sërish model. Presidenti Recep Tayyip Erdogan foli 10 ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai tërhoqi vëmendjen mbi humnerën e pasurisë. Ky është shkaku më i madh në aspektin e të gjitha llojeve të terrorizmit. Nevojitet një sistem tërësisht i ri. Sa i përket sektorit bankar dhe politikave monetare, pjesë e këtyre duhet të jetë edhe sektori bankar islam. Nëse Turqia ia del të bëhet lidere në këtë fushë, atëherë do të kemi një model. Dhe ky model mund të jetë për të gjithë botën”, u shpreh këshilltari i ish-presidentit Nixon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit