-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

IHH shpërndan ndihma për 7.400 indonezianë të goditur nga cunami

Më të lexuarat

IHH bëri të ditur se anëtarët e organizatës pas cunamit udhëtuan në Indonezi, ku në qytetet Palu, Dongala dhe Makassar deri më tani kanë shpërndarë ndihma për të paktën 7.400 banorë

 

Organizata humanitare turke IHH ka ofruar ndihmë humanitare për të paktën 7.400 banorë indonezianë të cilët janë prekur nga tërmeti i fundit dhe cunami, transmeton Anadolu Agency (AA).

IHH përmes një njoftimi bëri të ditur se anëtarët e organizatës pas cunamit udhëtuan në Indonezi, ku në qytetet Palu, Dongala dhe Makassar deri më tani kanë shpërndarë ndihma për të paktën 7.400 banorë.

Për indonezianët e prekur nga katastrofa kanë ofruar pako me ndihma themelore, si orizi, kripë, vaj dhe ushqime të tjera.

Anëtarët e kësaj organizate humanitare kanë ofruar gjithashtu ujë të pijshëm që nga fillimi.

Përveç ofrimit të ndihmës humanitare, ekipi i IHH-së ka filmuar rajonin me anë të dronit, duke ndihmuar autoritetet lokale në përcaktimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami.

IHH thotë se ndihma për Indonezinë do të vazhdojë.

Katastrofa goditi qytetin Palu dhe zonën përreth në provincën qendrore Sulawesi të premten e kaluar. Zona fillimisht u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë, i ndjekur nga një cunami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit