3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kryeparlamentari Turk Yildirim kritikoi ShBA-në për mosveprim në çështjen e FETO-s

Më të lexuarat

Binali Yildirim kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për indiferencë ndaj FETO-s duke thënë: “Mos vallë jeni të shqetësuar se prapa kësaj do të dalë ndonjë gjë tjetër?”

 

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mosbashkëpunim me Turqinë në luftën kundër FETO-s, ndërsa vijoi duke thënë: “Mos vallë jeni të shqetësuar se prapa kësaj do të dalë ndonjë gjë tjetër?”

Duke folur në hapjen e edicionit të dytë të Forumit Botëror (TRT World Forum) që organizohet në Stamboll nga Radiotelevizioni i Turqisë, TRT me temë “Rikthimi i paqes dhe sigurisë në një botë të fragmentuar” dhe ku mblidhen në një vend udhëheqësit e opinionit, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet aktuale kulturore, politike, ekonomike dhe shoqërore, Kryeparlamentari Yildirim bëri të ditur se Turqia është njëra prej vendeve, e cila pagoi kosto të lartë për shkak të luftës civile në Siri, e cila filloi në vitin 2011.

Duke potencuar se Turqia priti me krahë të hapura 3,5 milionë sirianë, Kryeparlamentari Yildirim tha: “Disa vende e kanë vështirë ta kuptojnë këtë. Ata thonë se ‘ju shpenzuat 30 miliardë dollarë’ dhe nuk kuptojnë. Sepse kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së njeriut atëherë paraja nuk ka vlerë. Të shpëtosh një njeri do të thotë ta shpëtosh tërë njerëzimin. Kuptimi dhe besimi ynë kërkojnë që ta bëjmë këtë”.

Yildirim gjithashtu tha se rruga për të arritur objektivin e një bote ku të gjithë jetojnë në paqe, qetësi dhe siguri kalon nëpërmjet luftës kundër terrorit.

“Terrori dhe terrorizmi duhet të mohohen pa kusht pa bërë dallime në vend, identitet dhe fe. Terrori në asnjë mënyrë nuk duhet të financohet dhe nuk duhet ti jepen armë dhe para”, shtoi Yildirim.

Ai rikujtoi se organizata separatiste terroriste PKK, e cila i ka duart e përlyera me gjakun e 35 mijë njerëzve të masakruar, po vazhdon aktivitetet e saj në Siri me emrin PYD/YPG dhe tha: “Më e dhimbshme është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi, të cilin ne e konsideronim mik, aleat në NATO, u jep përkrahjen e hapur dhe të drejtpërdrejtë për të vazhduar këto aktivitete. Kësaj organizate terroriste i dërgohen me mijëra mauna me armë, raketa dhe çdo lloj municioni. Bashkëpunimi me një organizatë terroriste nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë”.

Duke vënë në dukje se kreu i organizatës terroriste FETO jeton në një vilë në ShBA, Yildirim tha: “Gjithçka është e qartë. Ai është personi që urdhëroi grushtin e shtetit (në vitin 2016). Ne kemi çdo lloj dokumenti dhe informacioni, por miqtë tanë, vendi që ne e njohim si aleat, qëndro indiferent”.

Ai gjithashtu tha se tanimë nuk ka mbetur aspak besim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili dështoi në zgjidhjen e problemit të Jerusalemit dhe Palestinës.

Yıldırım po ashtu tha se Bashkimi Evropian (BE) nuk është mjaft aktiv për ti trajtuar problemet ndërkombëtare”, ndërsa shtoi se “Qasja e BE-së ndaj problemeve aktuale të botës është larg gjetjes së zgjidhjeve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit