-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdoğan: Do të vazhdojmë të krijojmë marrëdhënie të afërta me vendet mike të Ballkanit

Më të lexuarat

“Në Ballkan, ne bëjmë përpjekje të krijojmë marrëdhënie të afërta me të gjitha shtetet që i konsiderojmë mike, siç janë Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi”, tha Erdoğan

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij përpiqet të ndërtojë marrëdhënie të afërta me shtetet mike të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në Ballkan, ne bëjmë përpjekje të krijojmë marrëdhënie të afërta me të gjitha shtetet që i konsiderojmë mike, siç janë Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi”, tha Erdoğan në hapjen e sesionit të dytë legjislativ të parlamentit në Ankara.

Presidenti i Turqisë theksoi më tej se Turqia është duke përparuar në rrugën drejt tejakilimit të sulmit ndaj ekonomisë së vendit të tij.

“Tentuan ta rrënojnë ekonominë tonë me operacione brenda natës. Me lejen e Allahut, jemi duke përparuar drejt tejkailimit të këtij sulmi ekonomik”, shtoi Erdoğan.

Ndërsa Turqia vazhdon përpara me sistemin e ri presidencial, Erdoğan kujtoi sfidat me të cilat ballafaqohet vendi dhe u zotua të “zgjidhë menjëherë” problemet.

“Megjithatë, luhatshmëria në ekonomi, e cila nuk pasqyron realitetin në vendin tonë, shkakton që sfidat të jenë më të dukshme”, shtoi ai.

Ai u zotua gjithashtu të luftojë kundër “diplomacisë së shtrembëruar” që zbaton sanksione kundër Turqisë për shkak të “një pastori që po gjykohet për shkak të marrëdhënieve të errta me një grup terrorist”.

Erdoğan po i referohej pastorit amerikan Andrew Brunson i cili është nën arrest shtëpiak në Turqi me akuza për terrorizëm.

Pavarësisht tensioneve midis Turqisë dhe SHBA-së mbi çështjen Brunson, Erdoğan tha se vendi i tij shpresoj të zhvillojë “marrëdhënie politike dhe ekonomike me SHBA-në nën një perspektivë të partneritetit strategjik”.

Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen në marrëdhëniet me Rusinë dhe u zotua të forcojë më tej “bashkëpunimin pozitiv në ditët në vazhdim”.

Presidenti Erdoğan po ashtu theksoi vendosmërinë e tij për të eleminuar terroristët në veri të Irakut.

“Synimi ynë është që plotësisht të pastrojmë Sinxharin dhe Kandilin nga organizata terroriste separatiste”, tha Erdoğan duke iu referuar grupit terrorist PKK.

Në Malin Kandil në veri të Irakut gjendet selia e PKK-së. Grupi terrorist fillimisht krijoi një prani në Sinxhar në vitin 2014 me pretekstin e “mbrojtjes” së komunitetit lokal Ezidi nga organizata terroriste DEASH.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit