-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vrau fqinjën dhe i preu barkun për t’ia marrë fëmijën

Më të lexuarat

Brooke Crews ka thënë se ka aktruar se është shtatzënë në mënyrë që William Hoehn të mos e braktisë. Në fillim të gushtit i kishte thënë se nuk beson se është shtatzënë dhe se duhet “ta krijojë beben”, gjë që ajo, sipas fjalëve të saja, e ka interpretuar si ultimatum.

“Për mua kjo do të thoshte se duhet ta krijojë beben si ta di vet”, ka thënë ajo.

Ajo dje ka deklaruar se e ka shtyrë Savannah LaFontaine-Greywind (22) e cila kishte goditur kokën në lavaman dhe ishte alivanosur. Atëherë Crews e ka marrë thikën, ia ka prerë barkun dhe e ka nxjerrë beben.

Hoehn përgjigjet para gjykatës për shkak të ndihmës në vrasje të Greywind-it në gusht të vitit 2017. Ai ka pranuar se ka ndihmuar në fshehje të krimit, por pretendon se nuk e ka ditur se Crews po planifikon ta vrasë gruan dhe t’ia nxjerrë beben. Edhe Crews ka deklaruar se kurrë nuk i ka thënë Hoehn-it se çfarë qëllimi ka, shkruan “People”.

Sipas fjalëve të saj, Hoehn ishte i befasuar kur ka hyrë në banjë dhe ka parë se ia kishte prerë barkun fqinjës dhe ia ka nxjerrë beben. Ai më pas ka sjellë një litar të cilin e ka shtrënguar rreth fytit të viktimës, duke komentuar: “Nëse nuk ishte e vdekur tani është”.

Patologu i cili e ka bërë obduksionin ka dëshmuar të hënën se nuk është i sigurt se a ka vdekur gruaja nga gjakderdhja apo nga mbytja. Trupi i saj i pështjellur në plastikë është gjetur disa ditë pas krimit në Lumin e Kuq.

Bebja e cila është e gjinisë femërore, ka mbijetuar dhe është adoptuar nga një familje.

Brooke Crews është dënuar me burgim të përjetshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit